Gazeta italiane nxjerrë videon e radhës, godet BE-në se përse nuk po reagon për Maqedoninë (VIDEO)

Gazetari i gazetës italiane “La Verita”, Laris Gajser sot ka nxjerrë një video material tjetër, por jo që ka të bëjë me rastin “Reket”, por ka drejtuar kritika të forta në adresë të zyrtarëve të lartë të BE-së. Ai thotë se është i habitur se si nuk ka reagime nga Federika Mogherini dhe Zhan Klod Junker, të cilët insistonin për prokurore speciale. Gajser gjithashtu është shprehur i habitur se si institucionet e BE-së nuk kanë dorëzuar asnjë raport apo nuk po reagojnë, përcjellë INA.

“Pavarësisht periudhës verore, mijëra të punësuar në BE, prej të cilëve 220 në delegacionin në Shkup, nuk kanë arritur që të bëjnë as edhe një raport institucional për të vërtetën për rastin Reket. Udhërat nga Brukselit janë dhënë për të heshtur dhe për të shmangur dëmet shtesë që mund të dëmtojnë imazhin”, theksoi Gajser. “La Verita” publikoi pamje nga rasti i dhënies së 1.5 milionë euro nga biznesmeni Orce Kamçev, të cilat i pranuan Boki 13 dhe një biznesmen tjetër, të cilët i garantonin se me ndihmën e kryeprokorures Katica Janeva do ta tia mbyllin dosjen hetuese të hapur nga Prokuroria Speciale për rastin “Perandoria”. (INA)