Gazetari hungarez: Orban është i përfshirë në ikjen e Gruevskit, ai do të përfundoj në Moskë

Peter Erdlay është redaktor dhe gazetar në një nga mediat hungareze që janë të pavarura dhe jashtë kontrollit të qeverisë së Viktor Orban. Ai punon në portalin “444.hu”, dhe merret me tema të hulumtimit, sigurisë kombëtare dhe korrupsionit.

Peter Erdlay në intervistë për “Makfax” tha se deri në një shkallë kryeministri i Hungarisë është i përzier në organizimin e ikjes së Nikolla Gruevskit, veçanërisht pas marrjes së informacionit se ai ka lëviz me veturën diplomatike nga ambasada në Tiranë, nga ku ka vazhduar rrugën për në Malin e Zi.

Në pyetjen e gazetarit se a do të marr azil politik Gruevski në Hungari, ai u përgjigj se “nuk e di se a do të marr azil, por do të jetë e çuditshme nëse nuk merr, pas harxhimeve të aq parave dhe kapitalit politik për ta sjell atë këtu.

Mendimi im është se procesi do të zvarritet dhe pastaj “zhduket” nga pikëpamja e autoriteteve hungareze, në mënyrë që ata mos marrin vendim të vështirë. Mundet që Gruevski të përfundojë në Moskë, por e gjithë kjo është një supozim, është e vështirë të parashikohet epilogu përfundimtar”.
Gazetari hungarez tha se Gruevski nuk ka mundur të kërkojë azil pa njohurin paraprake të kryeministrit hungarez Viktor Orban.

Megjithatë, interesi i Hungarisë për këtë ngjarje ende është çështje e pa zbardhur edhe në mediat e Maqedonisë edhe në mediat e Hungarisë.a