Gazetarja e “tangave” 500 euro hiqet nga ekrani i TV Sitel?!

Gazetarja dhe redaktorja përgjegjëse e TV Sitel e cila është dënuar për fshehje tatimi është hequr nga ekranet e këtij televizioni. Ajo për disa javë nuk paraqitet në lajme, transmeton gazeta Nezavisen, duke shtruar pyetjen se një person që është dënuar për vepër të rënëd penale a mund të raportojë për ngjarje publike dhe të krijojë mendim publik, duke qenë redaktore e lajmeve.

Ivona Talevska u dënua me kusht në rast gjatë katër viteve nuk përsërit veprën. Ajo ka fshehur tatimin prej 50 mijë eurove me një kompani të saj të hapur dhe të mbyllur gjatë qeverisjes së kaluar, duke përfituar projekte të majme. Nga paratë e harxhuara ajo ka shkruar se kishte blerë edhe brekë “tanga” speciale që kushtonin 500 euro, të cilat tanimë kanë dal në ankand publik për tu shitur dhe paratë për tiu kthyer shtetit, për shkak të dëmtimit të buxhetit.