Gazetarja “seksi” italiane: Do të doja që të isha si mizë në dhomat e zhveshjes së Juves!

Dileta Leota është padyshim një ndër gazetarët më seksi në Itali. Gazetarja e “Sky Sport”, e cila moderon dy programe “Goal Dj” dhe “Seria B”, ka dhënë një intervistë shumë interesante në shtetin fqinj.

“Do të më pëlqente të isha një mizë për të dëgjuar fjalimet motivuese që Alegri i bën skuadrës në dhomat e zhveshjes. Do të kishte qenë bukur të dëgjoja se çfarë është thënë pas pjesës së parë në finalen e Champions League të Kardifit për të zbuluar atë që nuk ka funksionuar dhe do të kisha dashur të isha në dhomat e zhveshjes së Uembleit pas 45 minutave të para për të kuptuar se çfarë ka bërë diferencën në fitoren me përmbysje kundër Totenhemit”, ka thënë moderatorja italiane.

Loading...