Gazetarja serbe bën shqiponjën në mbështetje të bukëpjekësit shqiptar

Vera Rankoviq ish-korrospodente dhe redaktore e RTS-së ka publikuar një fotografi duke e bërë shqiponjën simbolin shqiptar.

Rankoviq e bëri këtë veprim në shenjë përkrahje të furrës “Roma” në Serbi ku për shkak se një punëtor bëri shqiponjën u detyrua të largohet nga Beogradi për shkak të prot.estave të qytetarëve.

Bashkë me këtë fotografi të postuar ajo ka thënë se kjo është përgjigja e saj ndaj fa.shistëve nga Borça.

“Kjo është përgjigja ime fa.shistëve nga Borça. Ftoj të gjithë ata të cilët janë neveritur nga ajo që i ka ndodhur bashkëqytetarit tonë që këtë ta shprehni në këtë mënyrë” ka shkruar ajo.

Komentet e qytetarëve serb kanë qenë të ndryshme ku nuk e kanë përkrahur bërjen e simbolit shqiptar.

Pronari i furrës Sun Duraj pas publikimit të videos ku shihej punëtori duke bërë shqiponjën ju ka kërkuar falje të gjithëve duke bërë të ditur se Florimi është kthyer në Kosovë.