Gent Zenelaj sqaron debatin me Erion Isain: Nuk më pëlqen pozicionimi partiak. Foli për Teatrin kur u bë drejtor

Këtë të shtunë i ftuar në emisionin “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut ka qenë aktori i njohur Gentian Zenelaj. Së fundmi ai dhe kolegë të tij janë përfshirë në një kauzë dhe një nga debatet më të nxhetë siç ishte ai i prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Gentian Zenelaj është kundër projektit të propozuar nga Bashkia dhe një nga personat me të cilët ka debatuar fort ka qenë Erion Isai, aktualisht Drejtor i Teatrit të Kukullave. I pyetur mbi këtë çështje Genti është shprehur se nuk ka asgjë personale me Erionin por me qëndrimin prej drejtori të tij.

“Me Erion Isain nuk kam sherr por me pozicionimin dhe drejtorllikun e Erion Isait. Erioni është një djalë që unë e njoh që të vogël, kam respekt shumë të madh për të dhe mendoj se është një profesionist shumë i zoti por nuk më pëlqen pozicionimi i tij partiak, fakti që ai u shpreh për Teatrin sapo u bë drejtor i Teatrit të Kukullave. Nuk është kollaj të bëhesh nëpërmjet partisë dhe të flasësh kundër saj. Madje u shtrëngoj dorën sepse persona si Erion Isai apo Laert Vasili kanë dalë kundër që në fillim dhe e kanë ruajtur kauzën dhe kanë dalë hapur kundër.

Mua më shqetësojnë njerëzit që nuk ishin as kundër as pro dhe papritur dolën kundër. Sigurisht me Erionin unë bashkëpunoj, njihemi prej shumë kohësh. As unë nuk ja marr për keq por jam i sigurt që edhe atë këshillë që unë ja dhashë nuk duhet të ma marri për keq. Ishte pak e ashpër por unë i kam dhënë një këshillë shumë miqësore. Politika është e ndyrë. Politika në Shqipëri të bën të gëlltisësh gjëra që të ngelen këtu përgjithmonë. Na ka prishur me shqiptarët, na ka bërë që të vdesim. Politika na ka bërë që të ngelim në vend numëro. Erioni apo Genti me kapacitetin që ka duhet t’u thonë këtyrë politikanëve F*ck off”(ajo që duhet t’u themi politikanëve) edhe të kthehen dhe të bëjnë një Shqipëri më të mirë. Çdo njeri duhet të merret me politikë. Politika nuk duhet të bëhet nga disa njerëz që po e bëjnë. Duhet të dalë një ligj që disa njerëz nuk duhet të merren me politikë sepse janë hajduta. Vjedhin. Unë kërkoj që Erion Isai, Gentian Zenelaj apo Laert Vasili ta shfrytëzojnë energjinë e tyre për të bërë një Shqipëri më të mirë. Pyetja është : Tiranës sot i duhen 7 kulla në qendër apo një teatër dhe një qendër historie? Të gjithë kanë dalë nga pallati i pionerëve po sot s’po dalin më. Të pyesim pak Erioni ditën që do vijë mandati të shembin Teatrin Kombëtar të Kukullave ti çfarë do bësh? “,- është shprehur Genti./Blitz.al/

Loading...