Georgievski: Betejën për Maqedoninë e kemi humbur (Foto)

Georgievski: Betejën për Maqedoninë e kemi humbur (Foto)

Ish-lideri i OBRM-PDUKM-së dhe ish-Kryeministri Ljubço Georgievski shprehet se beteja është humbur, kur bëhet fjalë për çështjet e brendshme në Maqedoni, që kanë të bëjnë me shqiptarët.

Ky reagim vjen pas një thirrje të një protestuesi para Kuvendit të Maqedonisë, kur protestohej kundër votimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, që e avancon gjuhën shqipe.

Georgievski e pyet të panjohurin se ku ishte kur në Maqedoni luftohej dhe kur “Ljubço luftonte për Maqedoninë”.

Ish-Kryeministri shprehet se këto zhvillime i ka parashikuar që para 15 vitesh, dhe se nuk është mundur të shpëtohej Maqedonia, të gjithë janë kotur në gjum.

Georgievski shprehet se beteja është humbur dhe shumë nga ata që protestuan para Kuvendit kanë kontribuar në humbje./Telegrafi/

Loading...