Georgievski rikthehet në DPMNE, Mickoski do të kërkojë zgjedhje në qershor?!

Gjasat që Lubço Georgievski të rikthehet në VMRO-DPMNE çdo ditë e më shumë janë duke u rritur, ku dhe pritet të jetë personi kryesor për zgjedhjet e jashtëzakonshme, që lideri i VMRO-DPMNE Mickoski, pritet të kërkojë në muajin qershor të këtij viti, nëse qeveria nuk zgjidh mosmarrëveshjen me Greqinë, njofton Medial.mk.

“Qëllimi im i vetëm është që të animoj sa më shumë njerëz dhe grupe për të mposhtur këtë politikë destruktive të Zaev. Absolutisht nuk bëhet fjalë për ndonjë koncesion apo premtim. Të gjithë këtë e bëjë për ta bërë Maqedoninë një vend më të mirë për të jetuar. Qëllimi ynë është fitore në zgjedhjet e ardhshme dhe 61 deputetë. Nuk kemi parë me Lubçon që nga Viti i ri, por kam në plan të bëj një takim, të vazhdojmë komunikimin tonë dhe pse jo, nëse kemi qëllim të përbashkët, të bashkohet me ne”, tha Mickoski. /Medial.mk/