Gjarpri brenda kutisë së ushqimit të një fëmije

Gjarpri vdekjeprurës “bebe” nga lloji pseudonaja lindore (Pseudonaja textilis), është gjetur në një kuti për drektë për fëmijë në Handorf, Australinë lindore.

“E pashë atë që nuk e pret një fëmijë kur e hap kutinl e tij me fruta”, thekson komenti deri te fotografia të cilin në Fejsbuk e publikoi Roli Barel, “ekspert për kapjen e gjarpërinjve”.

“Kur gruaja e ka hapur kutinë, nuk e ka parë gjarprin. Pikërisht kur ka dashur ta vendosë drekën brenda, e ka vërejtur,e ka mbyllur menjëherë kutinë dhe na u lajmërua neve, tregon ai pastaj për Radion ABC.

Më tej, ai shton se kafshimi i gjarprit “bebe” nga ky lloj është i rrezikshëm gjithashtu edhe atë të një gjarpri të madh.

Paraprakisht këtë muaj, një vajzë nga Brizbeni ka gjetur gjarpër “bebe”, gjithashtu, në një kuti për drekë për fëmijë

Loading...