Gjendet nëna që braktisi foshnjën në Fushë Tophanë, nuk ka mbushur ende 18 vjet

Policia ka gjetur nënën e cila kishte braktisur beben e saj në park në lagjen Fushë Tophanë.

Siç mësohet, ajo është një vajzë e mitur (nën 18vjet) dhe se nuk ka mundësi të kujdeset për foshnjen e saj, e se foshnja nuk ka prind tjetër. Në shoqërim me nënën e saj, vajza është dërguar në mjek.

“E ëma e mitur dha deklaratë se nuk është në mundësi të kujdeset për foshnjen e saj, me çka , pasi të stabilizohet shëndeti i foshnjes, ajo do të dërgohet në një familje tjetër që do të përkujdeset. E ëma ka afat prej tre muajve të ndryshojë mendje, por nëse nuk pendohet, foshnja do të jepet për adoptim”, tha Natasha Stanojeviç, drejtoreshë e Qendrës për Punë Sociale në Shkup.

Ndryshe foshnja e braktisur u gjet dje pasdite duke qarë nga kalimtarë të rastit, e që rastin e kanë paraqitur në polici. Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.