Gjendet një gjarpër dy metra në ballkonin e një shtëpie në Shkup

Një gjarpër i gjatë dy metra është gjetur në ballkonin e një shtëpie në Draçev të Shkupit.
Pronarët e shtëpisë thonë se këtë mëngjes janë befasuar nga pamja që kanë parë. Nga Kopshti Zoologjik në Shkup kanë thënë se nuk bëhet fjalë për gjarpër he.lmues.
Sipas Jordanço Milloshevski biolog në Kopshtin Zoologjik gjarpri është Dolichophis caspius.
“Pranvera është koha e zakonshme kur paraqiten gjarprit. Bëhet fjalë për lloj jo të rre.zikshëm dhe nuk duhet të ngritet panik. Ajo nuk është e dëmshme për shëndetin e njeriut. Njerëzit duhet ta largojnë vetëm me thupër” ka thënë Milloshevski duke këshilluar qytetarët të mos shqe.tësohen sepse të njëjtën mund ta hasin edhe në mjedise urbane.