Gjendet pa shenja jete një 15- vjeçar, në një lumë të Kumanovës

Një 15- vjeçar është gjetur pa shenja jete në ujërat e lumit Pçinja të Kumanovëa, ka njoftuar policia e Kumanovës.

Sipas informacioneve të para të SPB – Kumanovë, djali është i lindur në vitin 2004. Ai së bashku me një moshatar dhe dy fëmijë të tjerë më të vegjël, gjatë ditës së djeshme rreth orës 16:15 kishin dashur të freskoheshin në ujërat e lumit Pçinja dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

Për rastin në fjalë është njoftuar edhe prokurori publik.