Gjenerali serb që nënshkroi marrëveshjen e Kumanovës: Ne besuam në Rusinë dhe Kinën, por asnjë ndihmë nuk na erdhi nga ato….

Një nga njerëzit që kishte  nënshkruar marrëveshjen e Kumanovës, gjenerali i policisë Obrad Stevanoviç, ka thënë për RTS në atë kohë, ne menduam se do të ndihmohemi nga Rusia dhe Kina. Sigurisht, asgjë nuk ndodhi, asnjë ndihmë nga Rusia dhe Kina në atë moment nuk kishim.

I pyetur nga RTS se a kishte kapitulluar Serbia në vitin 1999 ai është përgjigjur:

Sot, kur jam në gjendje të analizoj gjithçka që është shkruar në detaje, është mjaft e padiskutueshme që në kuptimin formal dhe ligjor kjo marrëveshje nuk mund të kualifikohet si marrëveshje e kapitullimit.

Prandaj, as forcat e armatosura as territoret e Serbisë nuk janë dorëzuar NATO-së. Cila ishte alternativa? Ju e dini mirë se në njërën anë ka pasur 19 anëtarë të NATO-s plus tetë jo-anëtarë të NATO-s të cilët, në aleancë me UÇK-në, përfaqësonin anën tjetër ndërluftuese kundër nesh, të cilat në atë moment nuk kishin asnjë aleat të vetëm serioz.

Kjo luftë tregoi fuqinë e Kinës dhe Rusisë. Mos harroni bom bardimin Ambasadës Kineze. Në atë kohë, ne menduam se do të ndodhte diçka serioze. Sigurisht, asgjë serioze nuk ndodhi, asnjë ndihmë nga Rusia dhe Kina në atë moment ne nuk kishim.

Arsyeja e dytë, ne u ballafaquar me një trend të pandalshëm të shpenzimit të burimeve ushtarake dhe policore, pothuajse pa asnjë mundësi serioze të angazhimit të tyre. Ndërsa nga ana tjetër ishte një parti ndërluftuese që kishte mundësi të pakufizuara dhe alokime materiale dhe financiare. Raporti i këtyre dy fuqive në aspektin e të ardhurave bruto kombëtare ishte në favor të NATO-s 860 herë më të lartë./fmimages.net