Gjermania ka nevojë për 1 milion punëtorë!

Në tremujorin e parë të këtij viti në Gjermani ishin të lira 1.38 milion vende pune pothuajse 200.000 më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar njoftoi sot Agjencia Federale e Punësimit duke shtuar se kërkesa më e madhe është për punëtorë të kualifikuar me arsimin e mesëm.“Tregu i punës është ende i ndjeshëm ndaj rrez.iqeve që vijnë nga indikacione se rritja shtetërore mund të ulet. Numri i vendeve të lira të punës ra në fillim të vitit por kjo lidhet me tendencat sezonale. Krahasuar me vitin e kaluar ka pasur një rritje të kërkesës për punëtorë “ tha Alexander Kubis nga Instituti i Kërkimeve të tregut të punës i cila bashkëpunon me Agjencinë për punësim.Kërkesa më e madhe është në sektorin e shërbimeve e ndjekur nga ndërtimi dhe kujdesi shëndetësor.

Në të njëjtën kohë megjithatë kërkesa për punëtorët pa kualifikim u rrit.