Gjermania me numër rekord të popullsisë, shkak migracioni

Popullsia e Gjermanisë vitin e fundit ka shënuar një rritje rekorde duke shkuar në 83 milionë.

Numri është rritur si rezultat i migrimit që ka kompensuar deficit në lindje, ka njoftuar Zyra e Statistikave.

Vlerësimi paraprak krahasuar me vitin 2018, tregon se në vitin 2017 numri i popullsisë ka qenë 82.8 milionë.

Vendi më i populluar në Bashkimin Evropian që ka pasur rritje ekonomike për nëntë vjet radhazi, në vitin 2018 ka pasur rritje të migracionit prej 380 mijë njerëzve përderisa lindjet kanë qenë më të vogla sesa vdekjet, 150 mijë me 180 mijë.