Gjiganti italian ofertë Arsenalit për Xhakën

Granit Xhaka e ka mundësinë për të provuar veten në Serie A. Mediat italiane raportojnë se Roma ka hyrë fuqishëm në garë për mesfushorin kosovar.

Drejtori i skuadrës nga kryeqyteti italian, Monchi ka kontaktuar agjentin e reprezentuesit zvicërian.

Monchi thuhet se ka marrë informacione që Xhaka nuk është në planet e Emeryt dhe për këtë po tenton ta bindë që të bashkohet me Romën.

Xhaka do të ishte te Roma si zëvëndësim i Nainngolan që është bashkuar me Interin.