Gjinekologjia i kushtëzon pacientet: Pa blerë dorëza dhe ampulla s’mund të lindni! (FOTO)

Klinika e Gjinekologjisë Obstetrike e QKUK-së brenda 24 orëve pranon dhjetëra raste të pacienteve për ankesa nga më të ndryshme shëndetësore.

Është reparti i pranimit ai i cili ditë më parë ka nxjerrë një vendim i cili obligon ato paciente që duan të kryejnë procesin e lindjes brenda këtij institucioni të sigurojnë medikamentet e nevojshme si dhe disa pajisje tjera.

Në njoftimin e fundit të bërë nga motra kryesore e repartit të lindjes- Ilmije Havolli pacientet shtatëzëna që janë në prag të lindjes për mantelbardhët doemos duhet të sigurojnë 10 palë dorëza sterile si dhe 5 ampula Oxytocin 10 Ul.

Drejtori i ri i kësaj klinike Jakup Ismajli në një prononcim për Indeksonline thotë se vendimi në fjalë është marrë pasi ka mungesë të produkteve në fjalë.

“Po vendimi është marrë që nga vikendi që shkoi ne kemi doza për një përdorim por jo për më shumë andaj edhe është bërë njoftimi. Do të jetë në fuqi derisa të furnizohemi. Besoj që brenda dy-tre ditëve do të bëhet furnizimi për produktet në fjalë” ka thënë Ismajli.

Megjithatë nuk është hera e parë që nga pacientët që kërkojnë kurim brenda klinikave të QKUK-së u kërkohen edhe barëra nga Lista Esenciale që për detyrë t’i mbulojë e ka Ministria e Shëndetësisë duke mos përjashtuar në këtë rast maskat skallperët e produkte të ngjajshme!