Gjuriq dërgohet kokëulur nga Kosova (Video)

Indeksonline ka raportuar në momentin që Marko Gjuriq u nis drejt Merdares.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq është arrestuar nga policia e Kosovës në Mitrovicë teksa më pas u soll në  stacionin ‘Qendra’ në Prishtinë ku qëndroj për pak minuta.

Tashmë Gjuriq ka arritur në pikën kufitare në Merdare ku edhe pritet t’i dorëzohet autoriteteve serbe.

Indeksonline ka arritur të sigurojë një video të momentit ku edhe vërehet prania e shtuar e Policisë së Kosovës të cilët gjatë gjithë ditës përcollën gjendjen aktuale në vend./Indeksonline/