GJURIQ, ME DUAR TË LIDHURA ME FASHË, PREZENT NË MBLEDHJE ME VUÇIQIN

Drejtori i ashtuquajtur i Zyrës për Kosovën, në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, pas ekstradimit në Serbi, u paraqit në mbledhje me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me përfaqësuesit e Listës Serbe, ku shihet se kishte duart e lidhura me fashë.

Kryetari i Serbisë, Vuçiq, si dhe Marko Gjuriq, në presidencë, po bisedojnë me dyer të mbyllura për hapa të mëtejmë, njoftojnë mediet serbe.

Në këtë takim janë prezentë edhe përfaqësuesit e  Listës Serbe, që kanë bërë me dije se do të dalin nga qeveria e Kosovës.

Pas takimit pritet që Gjuriq të dalë para medieve për herë të parë pas arrestimit të tij nga Policia e Kosovës./RTK

Loading...