GJURIQ: MË TËRHOQËN SI QENIN

I ashtuquajturi shef i Zyrës për Kovosën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar për herë të parë pas arrestimit në Kosovë, se Policia e Kosovës e kanë tërhequr si qenin, por një gjë e tillë nuk do ta turpërojë.

Ai është shprehur me fjalë të ashpra ndaj arrestimit të tij, duke mos përmendur se ka hyrë në Kosovën pa leje, por ka thënë se “shqiptarët kanë tentuar në mënyrë brutale, me dhunë dhe terror të marrin veriun e Kosovës”.

Gjuriq është shprehur se ndihet krenar me popullin serb, i cili sipas tij është mbrojtur me metoda të Gandit.

“Këta nuk janë për mua policë, por banda terroriste”, është shprehur Gjuriq, duke iu referuar policëve, të cilët kryen arrestimin e tij për shkak se kishte hyrë në Kosovë pa leje.

Ai gjithashtu u është referuar pjesëtarëve të Policisë së Kosovës si “falanga të armatosura” që e kanë tërhequr si qenin dhe tentuan ta turpërojnë Serbinë dhe popullin e saj.

Gjuriq ka thënë se ka dhimbje, por se ndihet mirë.

“Sikur të mos kishte thirrje nga Beogradi, dhuna dhe terrori mbi serbët do të vazhdonte”, tha Gjuriq, por nuk ka bërë të ditur se për çfarë thirrje bëhet fjalë.

Loading...