Gjykata sot thotë fjalët përfundimtare për rastin e Almirit

Në Gjykatën Themelore në Kumanovë, sot duhet të thuhen fjalët përfundimtare për rastin e vrasjes së vogëlushit 4 vjeçar Almir Aliu. Seanca është caktuar të filloj në ora 10:30 ndërkohë 15 minuta para nisjes së seancës, në ora 10:15 iniciativa qytetare “Drejtësi për Almirin” do të mbajë protestë para gjykatës në fjalë.

“Sipas njohurive tona të bazuara në fakte, PP Kusigerska, 6 anëtarët e Këshillit Republikan të Prokurorëve Publik në krye me Jovevskin, me ndihmën e gjyqtares Maja Denkovska, do ta vrasin Almirin e vogël për së dyti, me të dhe drejtësinë, besimin në sistemin gjyqësor a edhe në vetë shtetin. Teroristi Boban Ilic do të del në liri! Të mblidhemi që të jemi dëshmitarë të këtij akti makabër nga ana e njerëzve të cilët duhet të sjellin drejtësi dhe të jenë shtylla e sigurisë të jetëve tona! Kjo e keqe as nuk do t’ju falet e as do t’ju kalojë!”, thuhet në njoftimin e iniciativës qytetare “Drejtësi për Almirin”.

Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor të vitit 2016 në Kumanovë pas zënkës që babai i tij dhe familjarët kishin me të akuzuarin Boban Iliq, paraprakisht në Qendrën e Urgjencës.

Loading...