Gjykatësi i jep Gruevskit vetëm pesë minuta të flet, ai thotë se nuk ndjen faj

Para se të fillojë gjykimi për rastin ”Kosmos” gjykatësi Ognen Stavrev e ka informuar trupin mbrojtës të Nikolla Gruevskit se i akuzuari dhe klienti i tyre do të ketë vetëm 5 minuta të caktuara për të folur, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ka vazhduar Gruevski me reagime duke thënë ”Nuk ndjej faj për këtë lëndë dhe nuk e kam thyer ligjin”.

Njejtë është përgjigjur edhe Mile Janakieski duke thënë se është dashur të punojnë në atë kohë dhe që atëherë nuk është thyer ligji.

Përndryshe, për rastin T.N.T Gruevski dhe Janakieski akuzohen për prishjen e kompleksit ”Kosmos” të ndërmarrësit Fijat Canoski, njëherit edhe kryetar i Partisë për Ardhëri Evropiane (PAE) me të cilin ishin në koalicion qeveritar nga viti 2006.

Përveç tyre, edhe pesë persona tjerë janë të akuzuar për thyerje të ligjit dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.