Gjyqësia, e para nën thjerrën e BE-së

Gjendja në gjyqësor, reformat në këtë sferë, ligjet, sa në vend ka sundim të së drejtës, gjykata transparente dhe efikase, gjykatës të paanshëm dhe prokurorë publik, departizim dhe organe gjyqësore në shërbim të qytetarëve që duhet të gëzojnë të drejtat e tyre njerëzore do të jenë në fokusin e procesit të skriningut për përgatitje të vendit për negociata inkuadruese me BE-në.

Kapitulli 23 që i referohet gjyqësorit dhe të drejtave themelore do jetë e para që do të vihet në thjerrën e BE-së, ndërsa siç është paralajmëruar ajo do të ndodhë në shtator.
Kalendari i procesit të skriningut është vërtetuar, ndërsa për këtë paralajmëroi në fundin e muajit të kaluar edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar osmani, i cili është caktuar për negociator politik.

Është dakorduar edhe kalendari përfundimtar për skanimin e kapitujve, ndërsa Qeveria veçmë ka miratuar edhe strukturën negociuese për inkuadrimin e RM-së në BE.

“Kemi kalendarin e plotë se si do të ndodhë e gjithë kjo deri në korrik 2019. Megjithatë, paralelisht punojmë në vënien e strukturës dhe përgatitjes së shtetit për këtë proces të rëndësishëm”, ka thënë Osmani gjatë fundit të muajit të kaluar. Pas kapitujve 23, fillon skriningu i kapitujve 24, ndërsa pasojnë 5.30…

Politikat e BE-së në sferën e gjyqësorit dhe të drejtave fondamentale kanë për qëllim të mbajnë edhe më tej të zhvilluar Unionin si hapësirë për liri, siguri dhe drejtësi.
KE në faqen e saj ku sqaron kapitujt, në pjesën e kapitullit 23 thekson se vendosja e gjyqësisë së pavarur dhe efektive është me rëndësi esenciale për çdo vend që dëshiron të bëhet pjesë e BE-së. Paanshmëria, integriteti dhe standardet e larta të punonjësve gjyqësor janë esenciale për sundimin e vërtettë të së drejtës.

E gjithë kjo, thekson KE, kërkon synim të fortë se do të eliminohen ndikimet e jashtme mbi gjyqësinë dhe do të sigurohen burime adekuate dhe stërvitje për punonjësit në këtë sektor.

Unioni kërkon garanci ligjore për organizimin e proceseve gjyqësore dhe fer. Shtetet anëtare patjetër që në mënyrë të barabartë të angazhohen kundër korrupsionit, pasi ajo paraqet kërcënim për stabilitetin e institucioneve demokratike dhe sundimit të së drejtës.

“Kornizë e fuqishme ligjore dhe institucione të sigurta janë të nevojshëm për vënien e një politike koherente për prevenim dhe pengim të korrupsionit. Shtetet anëtare patjetër të sigurojnë respektimin e të drejtave themelore të njeriut dhe të drejtat qytetare”, thekson Komisioni.
Qeveria intensivisht përgatitet për skriningun, ndërsa paralelisht zhvillohen edhe proceset e implementimit të marrëveshjes së Prespës dhe organizimi i referendumit vijues.

Kryeministri Zoran Zaev beson në gjyqësinë e Maqedonisë shumë më shumë se në të kaluarën, por jo tërësisht.
Në intervistën që të premten e dha për 1TV theksoi se vendi duhet të arrijë në nivel kur ligjet njëjtë do të vlejnë për të gjithë dhe theksoi se reformat në këtë sferë janë në fillet e saj.

“Unë jam ai i cili nga brenda hapi gjyqësinë, derisa isha shef i opozitës. Atëherë u dëshmua se gjyqësia është e kontrolluar politikisht dhe partiakisht. Sot gjithnjë e më shumë besoj në gjyqësinë, por nuk mund të them se besoj deri në fund. Reformat janë në fillet e saj. Faza e parë në pjesën e legjislacionit ka kaluar, pasojnë faza e dytë dhe e tretë”, ka thënë Zaev.

Zaev mes tjerash ka thënë se çdo qytetar i cili konsideron se është viktimë e procesit të montuar politik mund të reagojë.

“Secili i cili mendon se është politikisht i pafavorizuar në kërkesën e drejtësisë ka mundësinë të korrigjojë atë proces gjyqësor. Duhet vetmë të dërgojë një kërkesë deri te PSP, nga materialet do të merr dëshmi të re se ka qenë i dëgjuar për shembull. E dyta kemi kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë përmes Prokurorit publik të paanshëm. Prokurori i ri shtetëror është ekspert i emëruar”, ka thënë Zaev.

Skriningu zyrtarisht ishte hapur në 17 të muajit të kaluar me vizitën e eurokomisarit për zgjerim Johanes Han në Shkup. Ai në fakt është proces i kontrollit analitik të legjislacionit evropian që aplikohet në kuadër të procesit të bisedimeve inkuadruese.

Çdo shtet që është bërë anëtare e BE-së ka kaluar nëpër këto procese. Në gjitha fazat ajo mund të zgjas prej një deri dy vjet dhe i njëjti është i unifikuar për të gjitha vendet, pasi legjislacioni evropian vlen për të gjithë njësoj.
Sipas përvojave paraprake të shteteve që kanë kaluar këtë proces para nesh apo ata që për momentin negociojnë, më të ndjeshme janë kapitujt 23 (Gjyqësia dhe të drejtat fondamentale) dhe 24 (Drejtësi, liri dhe siguri). Në pajtueshmëri me praktikën e re të KE-së në negociatat të parat hapen mu këto dy kapituj.

Gjithsej ka 35 kapituj, por vetëm në 33 ka legjislacion konkret evropian (Acquis). Kapitulli 34 është për vërtetimin e çështjeve institucionale, derisa ai 35 është për gjithçka nga pjesa e “ngelur”.

Loading...