Gjyqtari i ndeshjes Angli – Suedi është një multi-milioner

Bjoran Kuipers ishte gjyqtari i ndeshjes së sotme (e shtunë) në Kampionatit Botëror mes Anglisë dhe Suedisë, por kjo nuk është puna e vetme që bënë ai.

45-vjeçari mund të jetë më i pasur se disa nga lojtarët në fushë pasi është zbuluar se ai është një multi-milioner i një zinxhiri të supermarketeve,

Kuipers zotëron një zinxhir multi-milionësh të supermarketeve në mbarë Holandën të quajtur “Jumbo”.

I lindur në Oldenzaal në vitin 1973, Kuiper ka studiuar biznes në universitet.

Pasuria personale e tij ishte vlerësuar 11.5 milionë funta në vitin 2016.

Është raportuar gjithashtu se ai fiton mjaftueshëm të holla si një arbitër dhe rrallë shfrytëzon të holla nga fitimet me supermarket.

Loading...