Golashënuesit, Rekordin e mban Fontaine

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në mbyllje të botërorit të 21-të të futbollit golashënuesit kanë vazhduar garën për të marrë çmimin “Këpuca e artë” e këtij kampionati. Sulmuesi i Anglisë Harry Kane, autor i pesë golave në këtë Botëror është më pranë marjes së këtij çmimi, pasi Cristiano Ronaldo dhe Romelu Lukaku janë stopuar në kuotën e 4 gola. Kane është shumë largë rekordit sa i përket golave të shënuar në një botëror. Këtë rekord e mban Just Fontaine, i cili ka shënuar 13 gola në një botëror të futbollit. Rekordin e më shumë golave të shënuar në kampionatet e botës e mban gjermani Klose. Ai në katër kampionate apo 24 ndeshje të zhvilluara ka shënuar 16 gola. Në 20 botërorët e mëparshëm pa këtë në Rusi, janë shënuar më shumë se 2.300 gola,ndërsa më shumë se 1.200 futbollist kanë qenë autor të golave.

Loading...