Gostivari e merr në dorë Parlamentin, Vesel Memedi bëhet nënkryetar

Kryetari dhe deputeti i RDK-së, Vesel Memedi po pret që të votohet për nënkryetar të Kuvendit. Shërbimet e Kuvendit kanë vendosur këtë pikë në rend dite, ashtu që përvec Memedit, të propozuar për nënkryetarë janë edhe Frosina Remenski e Goran Miskovski.

Pika për zgjedhje të zëvendësve të Talat Xhaferit është e para në rend dite në seancën e sotme, e cila është thirrur pas mbarimit të 26-tës në të cilën kanë mbetur ndryshimet dhe plotësimet të ligjeve për pensionim me procedurë të shkurtuar.