Grabitje e armatosur në një kazino në Shkup

Në një kazino në sheshin “11 tetori” në Shkup ka ndodhur një grabitme, me ç’rast janë vjedhur rreth 150 mijë denarë, ose mbi dy mijë euro.

Personi që e ka kryer grabitjen ka qenë i maskuar dhe i armatosur. Rasti është paraqitur në polici pak para mesnatës së 18 shkurtit.

Janë marrë masat për të gjetur grabitësin dhe për ta zbardhur tërë rastin.

Loading...