Gratë arabe mund t’i bashkohen ushtrisë, hapen për herë të parë aplikimet

Gratë arabe kanë kohë deri të enjten të aplikojnë për pozicione në rangun e ushtarit në provincat Riyadh, Meça, al-Qassim dhe Medina, pozicion që nuk përfshin luftime, por ndërkohë ato do të kenë mundësinë të punojnë në forcat e sigurisë.Sipas një liste me 12 kërkesa, gratë që aplikojnë duhet të jenë shtetase saudite, nga 25 deri në 35 vjeç, dhe të kenë një diplomë të shkollës së mesme.Vendimi për të rekrutuar gra ushtare është një prej shumë reformave për përmirësimin e të drejtave të grave të futura në muajt e fundit në Mbretërinë myslimane konservative.
Mbreti Salman i Arabisë Saudite ka dekretuar ligjin që u lejon grave të ngasin makinat që nga qershori i vitit të kaluar, ndërsa gratë spektatore u lejuan të shihnin ndeshjet e futbollit muajin e kaluar.Sidoqoftë, aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se sistemi diskriminues i Arabisë Saudite për kujdestarinë mbetet i paprekur, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për ta shfuqizuar atë.Sipas sistemit, gratë saudite duhet të marrin leje për udhëtime, për martesë, dhe mund t’u kërkohet të marrin miratim për të punuar ose për të patur akses në kujdesin shëndetësor.