Greg Delawie i shkon në shtëpi Isa Mustafës, në takim dhe deputetët e LDK’së

>Ambasadori Greg Delawie ka qëndruar sot në shtëpinë e kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Aty, në një takim që ka zgjatur rreth 3 orë, diplomati amerikan ka takuar edhe deputetët e LDK’së Vjosa Osmanin, Lumir Abdixhiku, Avdullah Hoti, Kujtim Shalën, Lutfi Hazirin, Ismet Beqiri, Armend Zemajn, Arban Abrashin.

Delawie ka thënë se është mirë që në dialogun me Serbinë të përfshihen të gjithë akterët politikë, prandaj mund të merret me mend se kjo ka qenë tema që e ka diskutuar me zyrtarë të LDK’së.

Rreth këtij takimi, më shumë hollësi mund të mësoni në emisionin Frontal të T7.

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka dhënë një prononcim për takimin me të dalë nga shtëpia e kryetarit duke thënë se ishte një takim i zakonshëm, ndërsa sot mori pjesë edhe ambasadori Delawie. Sipas Hazirit, i është përsëritur qëndrimi i LDK’së rreth dialogut.

“Është takim i zakonshëm qe e mbajmë me kryetarin, po sot ka marrë pjesë edhe Ambasadori. Kanë folë për dialogun edhe e ka ripërsëritur qëndrimin e LDK-së”, ka thënë Haziri për T7

Të pranishëm në takimin  ishin deputetët Vjosa Osmani, Armend Zemaj, Arban Abrashi dhe Lumir Abdixhiku; shefi GP, Avdullah Hoti, anëtari i kryesisë dhe nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala; sekretari i LDK’së, Ismet Beqiri dhe nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri. /Express/

Lexo më shumë në: https://m.gazetaexpress.com/lajme/ekskluzive-greg-delawie-i-shkon-ne-shtepi-isa-mustafen-ne-takim-dhe-deputetet-e-ldk-se-560208/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Loading...