Gruaja digjet në qafë, pasi karikuesi i Iphone ra në kontakt me gjerdanin e saj

Një grua pësoi djegie të rënda në qafë pasi gjerdani ra në kontakt me karikuesin e saj të telefonit celular, duke bërë që ekspertët të paralajmërojnë për rreziqet e mundshme të përdorimit të këtyre produkteve.

Studimi i rastit të fundit u botua në revistat e Mjekësisë Emergjente.

Gruaja kishte pasur një gjerdan, derisa ishte shtrirë në shtrat me karikuesin e saj të Iphone, dhe e kishte futur nën jastëk.

Ajo në fillim ndjeu një ndjesi të papritur të djegies dhe dhimbje të fortë rreth qafës, por me vonë mësoi se ishtë një djegie e shkallës së dytë.

Mjekët e Universitetit të Michigan C.S. Mott Spitali i Fëmijëve dyshojnë se djegia ndodhi kur karikuesi preku gjerdanin e zinxhirit të saj, i cili transmetonte një rrymë elektrike në lëkurën e saj, edhe pse karikuesi ishte futur në prizë, por jo në telefonin e saj, transmeton Indeksonline.

“Adoleshentët janë veçanërisht të rrezikuar nga dëmtimi për shkak të përdorimit të tyre të shpeshtë të celularëve,” thotë autori i studimit kryesor Dr Carissa Bunke

Pavarësisht se çfarë lloj ngarkuesi mund të përdorni, mos flini me telefon që është në karikim nën jastëkun ose në shtratin tuaj./Indeksonline/