Gruaja e rrah burrin për Bajram

Sot rreth orës 12:00 në Pejë, një sinjalizues ka hasur në një ngjarje të pazakontë, përkatësisht te rreth-rrotullimi afër ish-Kombinatit të Drurit, raporton Sinjali.

Një veturë e tipit ‘Mercedes Benz A class’, ishte ndalur nga Policia për shkak se gruaja kishte sulmuar burrin e saj. Sinjalizuesi kishte vërejtur se burri ishte i përgjakur dhe i njëjti ishte marre nga Policia për t’u dërguar për trajtim mjekësor.