Gruaja tregon sekretin që bëri t’i humbë 105 kilogramë

Një grua, e cila u përzu nga restauranti kohë më parë pasi kishte ngrënë shumë, ka humbur 105 kilogramë.
Për Rachel Hallgren çdoherë është menduar se është shtatzënë, për shkak të peshës së madhe trupore të saj, transmeton lajmi.net.“Kurrë nuk kam ditur të gatuaj, kështu që vaktet e mia ushqimore çdoherë kanë përmbajtur ushqime të shpejta dhe pasta”, deklaroi Rachel, duke ia vënë fajin këtyre llojeve të ushqimit për shtimin e peshës.

Kështu, ajo mori vendim që të heqte dorë nga ky rregjim ushqimor, pas një vizite të bërë tek mjekët. Këta të fundit i rekomanduan të bënte një “bypass” gastrik, ndërhyrje kirurgjike kjo që nuk i pëlqente Rachel.Megjithatë, falë rregullimit të dietës përmes futjes së sallatave dhe pirjes së shpejtë të ujit, ajo ka arritur të veshë rroba 20 herë më të vogla në madhësi.Madje, ajo ka përzgjedhur disa nga rrobat të cilat veshte gjersa ishte në mbipeshë, për të ilustruar nëpërmjet fotografisë ndryshimin drastik që i ndodhi me trupin e saj.