Grubi: Drejtësi selektive nuk guxon të ketë

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Artan Grubi, realizoi takim me z. David Kulen nga Komisioni Evropian, përgjegjës për përpilimin e Raportit për progresin e Republikës së Maqedonisë.

Grubi e njoftoi bashkëfolësin për aktivitetet reformuese konkrete, ligjin për gjuhët si dhe për marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Në takim, Grubi theksoi bindjen që më mes të prillit, vendi ynë do të rimerr rekomandim të pastër për fillimin e negociatave me BE-në në Raportin e prillit të Komisionit Evropian, si valorizim i së arriturës me të cilën do të shënohet progresi i konsiderueshëm dhe i dukshëm i arritur nga Republika e Maqedonisë.

Duke folur për reformat e jurisprudencës, Grubi u ndërlidh edhe me vendimin e procesit gjyqësor për rastin e Almirit duke theksuar se shteti juridik dhe besimi ndaj organeve të jurisprudencës ndërtohet në bazë të respektimit të ligjeve dhe materialeve të dëshmive, dhe në asnjë rast në bazë të bindjeve etnike, fetare, politike dhe të tjera të ushtruesve të funksioneve të prokurorisë dhe të gjykatës.

Drejtësi selektive nuk guxon të ketë.

Grubi shtoi se me miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve u finalizua pjesa normative e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe se tani është koha tërësisht të përkushtohemi në ligjet tjera reformuese, si dhe në zgjidhjen e kontestit me fqinjin tonë jugor që ta integrojmë plotësisht shtetin tonë në NATO dhe BE.