GRUBI: Në Kushtetutë shqiptarët kanë arritur barazinë në shtet

GRUBI: Në Kushtetutë shqiptarët kanë arritur barazinë në shtet
-në, aspekti normativ i Marrëveshjes së Ohrit rrumbullakohet me publikimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve në Gazetën Zyrtare. Sipas partisë së Ahmetit, në Kushtetutë shqiptarët kanë arritur barazinë në shtet dhe mbetet punë vetëm në përfaqësimin adekuat në institucione, zhvillim të barabartë ekonomik, sundimin e së drejtës, etj.“Kushtetuta me doemos duhet të hapet për t’u bërë ndryshime në lidhje me ratifikimin e marrëveshjes dhe referendumi do t’i referohet vetëm marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit. Sa u takon çështjeve të tjera rreth barazisë vlerësojmë se me përmbylljen e pjesës normative të Marrëveshjes paqësore të Ohrit dhe me zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve i cili është miratuar dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare bashkë me marrëveshjen për çështjen e emrit, shqiptarët i plotësojnë nevojat e tyre rreth përdorimit të shqipes në mënyrë zyrtare dhe të barabartë në të gjithë institucionet dhe organet shtetërore në Maqedoni dhe siç thash më herët, Kushtetuta mund të hapet vetëm për çështje të cilat janë subjekt i referendumit”,thekson Artan Grubi nga BDI.

Në Deklaratën e partive politike shqiptare pikë e veçantë është “Arritja e barazisë së plotë në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën” ku synoheshin:

Zbatimi i përpiktë i parimit të multi-etnicitetit në Kushtetutë ku shqiptarët njihen si popullsi shtet-formuese.

Arritja e barazisë së plotë gjuhësore. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë duhet të përcaktojë se gjuha maqedonase me alfabetin cirilik dhe gjuha shqipe me alfabetin e saj janë gjuhë zyrtare në Maqedoni.

Debat gjithpërfshirës mbi flamurin, himnin, stemën shtetërore, në mënyrë që simbolet shtetërore të reflektojnë multietnicitetin shoqëror dhe barazinë etnike, transmeton Medial.mk.

Loading...