Grubi: Në rastin ALFA ka video regjistrim por gjykata nuk e merr parasyshë për ta rigjykuar (VIDEO)


Deputetët e BDI së, Artan Grubi dhe Ejup Alimi e kanë cilësuar si skandaloze vendimin për të dënuar me nga 19 vite bu*rg dy shqiptarët për vra*sjen e komitit Nikolla Sazdovski.
Nga foltorja e Kuvendit, Grubi dhe Alimi thanë se kjo është një drejtësi selektive dhe e korr*uptuar.
“Kjo e ka ndezur alarmin për intervenim në gjykatë dhe nevojë për reforma të thella në tërë sistemin gjyqësor. Me vendimin skandaloz u dëshmua drejtësia selektive qoftë në linjë etnike, fetare ose partiake. Po dënohen dy të rinj me nga 19 vite bur*g gjegjësisht 38 vite ndërsa vra*sësi i Almirit të vogël në Kumanovë është dënuar me vetëm 6 vite bu*rg dhe ju mundësuar të mbrohet në liri. Nëse kjo nuk është drejtësi selektive atëherë nuk e di se çfarë është” ka thënë deputeti Artan Grubi.