Grubi: Opozita të mbështet reformat me vepra

Shumica parlamentare dhe opozita akuzojnë njëra-tjetrën për mosefikasitetin e Kuvendit dhe ngecjen në miratimin e ligjeve reformuese. Sipas BDI-së, opozita vetëm me deklarime mbështet reformat, por jo edhe me vepra. Në një situatë kur shumica është e brishtë, opozita që deklarohet pro reformave duhet të jetë më bashkëpunuese dhe të ndihmojë në krijimin e kuorumit dhe në miratimin e ligjeve.

“Deklaratat që i përkrahin reformat duhet të mbështeten edhe nga veprat nëpërmjet votimit të reformave, qoftë në komisione , qoftë në seanca plenare. Shpresojmë që qytetarët do të shohin dhe do kërkojnë nga përfaqësuesit e tyre në parlamente që të bëhen tok me reformuesit dhe t’i bashkëngjiten agjendës euroatlantike”,- tha deputeti i BDI-së, Artan Grubi.

Loading...