Gruevski për RAI: Do të më vrisnin në burg (VIDEO)

Kenga me e re per Gruevskin

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski thotë se do ta vrisnin në burg në rast se do të shkonte të vuante dënimin. Ai në një intervistë për televizionin Italian RAI ka theksuar se pot ë rrinte në Maqedoni do të ishte në rrezik për tu vrarë, përcjellë INA.
“Për momentin nuk kam shumë detaje, por edhe institucionet hetimore atje nuk janë të lira për të kryer hetimet e duhura rreth kësaj”, theksoi Gruevski. Sipas tij, në të shumtën e rasteve ka pasur fushata për likuidimin e tij. Gruevski u arratis në Hungari, ku mori azilin politik, pasi që u arratis nga vendi për tiu shmangur dënimit me burg prej 2 viteve për rastin ‘Tanku’ që kur ishte kryeministri keqpërdori pozitën e tij lidhur me akte korruptive dhe kriminale, që u dëshmuan përmes bisedave të përgjuara. (INA)