Grupi i “Ohrit”: Tani është koha e Maqedonisë, ju ftojmë të thoni “Po”

 

Ish politikanë, ish diplomatë dhe ekspertë të tjerë të jashtëm në mesin e të cilëve edhe Xhorxh Robertson, ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, Karl Bildt, ish-Përfaqësues Special i BE-së dhe OKB-së për Ballkanin, Havier Solana, ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, Rosen Plevneliev, ish-President i Bullgarisë, Alain Le Roy ish-Përfaqësuesi special i BE në Shkup, të cilët po ndihmojnë vendin në rrugën drejt integrimit euro-atlantik nën emrin “Grupi i Ohrit”, me apel të drejtpërdrejtë për qytetarët: “Më 30 shtator do të keni mundësi të bëni zgjedhje historike. A doni të hapni rrugën për anëtarësimin e vendit tuaj në NATO dhe BE duke mbështetur marrëveshjen me Greqinë? Ne, Grupi i “Ohrit”, ju ftojmë të thoni “Po”.

 Grupi i Ohrit


“Mendohuni, ky moment është “tani ose kurrë”, për vendin tuaj, për ju dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj. Qeveria juaj dhe ajo e Greqisë nuk negociuan si rivalë aktualë, por si miq të së nesërmes. Shumë prej nesh i kujtojmë ditët e këqija për Ballkanin Perëndimor të viteve të 90-ta, kur mbizotëronin konfliktet etnike, dhuna dhe mosbesimi. Ishte ndalur progresi ekonomik dhe social. Ato ditë duhet të mbeten në të kaluarën. Anëtarësimi në NATO ofron garanci sigurie. Anëtarësimi në BE do të sjellë zhvillim ekonomik, investime, vende pune dhe qasje deri tek programet evropiane që do ta përmirësojnë jetën tuaj.”

Më tej në komunikatë thuhet se vota “Pro” nuk i zgjidh me automatizëm të gjitha problemet, por se qytetarët duhet bërë përpjekje për një të ardhme më të mirë.

 Grupi i Ohrit


“Mbase vendi juaj është i vogël, por ka histori krenare. Keni pasur beteja të ndryshme. Gjithsesi, përpjekjet tuaja të ardhshme duhet të fokusohen në të siguruarit e jetës më të mirë për vitet në vijim. Meritoni që sërish të ngjiteni në një skenë shumë më të madhe, që të mund bashkëqytetarët tuaj të jenë dëshmitarë të asaj se si talentet e tyre iu sigurojnë prosperitet dhe mundësi, si pjesë e bashkësisë evropiane.”

Në këtë drejtim Kancelari austriak, Sebastian Kurc vendi i të cilit udhëheq me BE-në, do ta vizitojë Shkupin më 7 shtator. Kurc pritet të shprehë mbështetje për referendumin, pasi Austria tashmë ka mbështetur Marrëveshjen e arritur me Greqinë për çështjen e emrit.

Anesa Salihu


Grupi i “Ohrit” është grup joformal i përbërë nga politikanë aktual dhe ish zyrtarë të lartë ndërkombëtarë, grupi u formua në prill të këtij viti për të mbështetur Maqedoninë në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

“Më 30 shtator do të keni mundësi të bëni zgjedhje historike. A doni të hapni rrugën për anëtarësimin e vendit tuaj në NATO dhe BE duke mbështetur marrëveshjen me Greqinë? Ne, Grupi i “Ohrit”, ju ftojmë të thoni “Po”.

Kjo theksohet në adresimin e Grupin të “Ohrit” drejtuar qytetarëve të Maqedonisë, në prag të referendumit për Marrëveshjen me Greqinë me të cilën hapet rruga drejt NATO-s dhe BE-së e cila kishte ngecur për shkak të mosmarrëveshjes për emrin midis Shkupit dhe Athinës.

Përndryshe grupi është i përbërë nga lord Xhorxh Robertson, ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, si president i saj, Karl Bildt, ish-Përfaqësuesi Special i BE-së dhe OKB-së për Ballkanin, Havier Solana, ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, Rosen Plevneliev, ish-Presidenti i Bullgarisë, Alain Le Roy ish-Përfaqësuesi special i BE në Shkup, ambasadori Wolfgang Ischinger, kryetar i Konferencës së sigurisë në Mynih, ambasadori Robert Gelbard, ish-i dërguari special amerikan për Ballkan, Damon Wilson, nënkryetar i Këshillit Atlantik dhe analisti politik Zoran Cicak.