Grupi i “Ohrit”: Tani është koha e Maqedonisë, ju ftojmë të thoni “Po”

Grupi i “Ohrit” është grup joformal i përbërë nga politikanë aktual dhe ish zyrtarë të lartë ndërkombëtarë, grupi u formua në prill të këtij viti për të mbështetur Maqedoninë në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

“Më 30 shtator do të keni mundësi të bëni zgjedhje historike. A doni të hapni rrugën për anëtarësimin e vendit tuaj në NATO dhe BE duke mbështetur marrëveshjen me Greqinë? Ne, Grupi i “Ohrit”, ju ftojmë të thoni “Po”.

Kjo theksohet në adresimin e Grupin të “Ohrit” drejtuar qytetarëve të Maqedonisë, në prag të referendumit për Marrëveshjen me Greqinë me të cilën hapet rruga drejt NATO-s dhe BE-së e cila kishte ngecur për shkak të mosmarrëveshjes për emrin midis Shkupit dhe Athinës.

Përndryshe grupi është i përbërë nga lord Xhorxh Robertson, ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, si president i saj, Karl Bildt, ish-Përfaqësuesi Special i BE-së dhe OKB-së për Ballkanin, Havier Solana, ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, Rosen Plevneliev, ish-Presidenti i Bullgarisë, Alain Le Roy ish-Përfaqësuesi special i BE në Shkup, ambasadori Wolfgang Ischinger, kryetar i Konferencës së sigurisë në Mynih, ambasadori Robert Gelbard, ish-i dërguari special amerikan për Ballkan, Damon Wilson, nënkryetar i Këshillit Atlantik dhe analisti politik Zoran Cicak.

Loading...