Hahn: Nëse vazhdon dinamika reformuese në Maqedoninë e Veriut do të ketë raport pozitiv

Eurokomisari Johahnes Hahn në intervistë për AIM nga Brukseli i sqaroi dilemat rreth deklaratës së tij për fillimin e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut me BE-në në qershor. Ai tha se ka marrë garanci nga kryetari i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski se partia do të ketë rol konstruktiv në zgjedhjet presidenciale.

Hahn foli edhe për raportet e BE-së për vendet si dhe për vendimin për nisjen e bisedimeve me BE-në.

“Komisioni Evropian planifikon të prezantojë raportet e vendeve në fund të muajit maj. Jam i bindur se do të mund të japin raport pozitiv dhe rekomandim të qartë për bisedime me Shkupit. Pas kësaj vendimi vjen nga vendet anëtare. Kur partnerët tanë i plotësojnë kriteret e vendosura BE gjithashtu duhet t’i plotësojë dhe të kalojë në fazën tjetër të procesit hyrës me Maqedoninë e Veriut. Të jepen meritat aty ku meritohet! Në pikëpyetje është kredibiliteti i BE-së” theksoi Hahn.

Hahn nuk komentoi aku*zat e opozitës për korr*upsion dhe part*izim të administratës duke thënë se raportet e tyre janë vlerësim objektiv dhe bazohen në fakte. “Maqedonia e Veriut realizoi përparim në shumë fusha. Marrëveshja e Prespës është historike. Nëse vazhdon dinamika reformuese ajo që pres raporti për vendin të jetë i qartë” tha Hahn.