Hakan Sukur, mesazh institucioneve të Kosovës: Mos i dëboni në Turqi gylenistët

Pas arrestimit dhe deportimit të shtetasve turq, të perceptuar si gylenistë nga autoritetet kosovare, reagimet kanë ardhur nga të gjitha anët.

StictyBanner mes postimeve mobil
Një prej atyre që kanë reaguar është Hakan Sukur, futbollisti më i mirë turk i të gjitha kohëve, i cili ka prejardhje nga Prishtina dhe tash e sa vite jeton në ekzil pikërisht për shkak të mospajtimeve me presidentin turk Erdogan.

Sukur, i cili haptazi kishte sfiduar Erdoganin edhe duke pohuar publikisht se është shqiptar, ka reaguar në rrjete sociale ndaj vendimit të autoriteteve të Kosovës.

Sukur ka shkruar se është akt i turpshëm dhe ka kërkuar specifikisht nga Presidenti i Kosovës Hasim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj, që të shkarkojnë përgjegjësit për arrestime dhe depërtime dhe të bashkojnë sërish me familjet e tyre ata që janë arrestuar dhe deportuar.

Këtë apel e ka bërë si “djali i prindërve që kanë lindur në Prishtinë”.

@hakansukur
12h
It is equally important to reunite the innocent fathers and husbands with their family along with Firing the responsible people for this absolute disgrace act.
Mr. @haradinajramush
Mr. @HashimThaciRKS

Hakan Şükür

@hakansukur
As a son of pristina born parents, I encourage you to stop embarrassing nonsense for your country. Your duty should not only to fire irresponsible officers but also bring these guys back to their families and unite them with their kids.++

 

Loading...