Hamiltoni i sigurt, Botas në dyshim për 2020

Luis Hamilton dhe Valteri Botas janë dy pilotët e Mercedesit për sezonin 2019 të Formula 1, por njëri prej tyre mund të largohet në fund të sezonit dhe të vjen një pilot i ri. Një gjë të tillë ka paralajmëruar shefi i skuadrës gjermane Toto Volf, që tha se “Mercedes”-i synon të afrojë një pilot të ri në vitin 2020.

Ne nuk kemi humbur besimin tek asnjë nga pilotët, as te Valteri, të cilin e mbështesim 100%. Nëse nuk do të kishim besim, do ta kishim larguar që tani, por kjo nuk është e vërtetë. Në fakt, ne kemi disa opsione për vitin 2020, ku mes tyre është edhe emri i Esteban Okon. Por gjithçka do të varet edhe nga fakti se si do të paraqitet Valteri Botas”, u shpreh Toto Volff. I vetmi pilot i konfirmuar për vitin 2020 te “Mercedes”-i është kampioni i botës Luis Hamilton