Haradinaj: Dialogu Kosovë-Serbi në duar të sigurta

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë tani është në duar të sigurta dhe se nuk flitet më për ndryshim të kufijve.

“Nuk mund t’i paragjykoj proceset me rëndësi. Tani procesi është në duar të sigurta i është hequr nga duart zonjës Federica Mogherini. Tani e ka në dorë kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Emmanuel Macron. Nuk rrezikojmë ndonjë propozim për ndarje ka një stabilitet dhe kjo është kryesorja” u shpreh Haradinaj.

“Mogherini tha në Tiranë që të hiqet taksa se ndryshe do e ndajë Kosovën menjëherë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë tërhequr asnjëherë nga roli i tyre në proceset në Kosovë dhe SHBA-ja e di kur të marrë përgjegjësitë në proceset e caktuara. Rusia është tërhequr nga Ballkani ne nuk e parashikojmë në asnjë axhendë tonën ne nuk jemi pjesë e botës së Rusisë por e botës së Amerikës” është shprehur ai.

Edhe pse dialogu është pez.ulluar për shkak të taksës 100 % të vendosur mbi produktet serbe në 1 korrik do të zhvillohet takimi i ardhshëm Gjermani Francë Serbi Kosovë me shpresën që procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve ti jepet një shtysë tjetër.