Haradinaj: Dorëheqje nuk e kam plan me dhon

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk e ka në plan që të japë dorëheqje nga ky post.

“Dorëheqje se kam plan me dhon, punën e kam plan ta vazhdojë seriozisht. Ata që e përkrahin punën e qeverisë, i shprehi partneritet, ata që shkojnë e hyjnë e dalin nuk kom ndonjë vendim tjetër për ta”.

Ai këtë koment e ka bërë kur ka folur lidhur me largimin e Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës, parti kjo që është pjesë e koalicionit qeverisës dhe rrezikon kështu edhe jetëgjatësinë e kësaj Qeverie.

“Parlamenti është i përbërë prej shumë grupeve parlamentare. Lista Serbe janë partner, vërtetë kemi pasë partneritet të mirëfilltë me ta”.

“Veprimi i djeshëm nuk ka qenë i drejtuar kundër qytetarëve serbë të Kosovës, as zyrtarëve politikë, as të komunave, as të ministrave, sikur as kundër ndonjë zyrtari tjetër të Serbisë, me përjashtim të atyre që kanë thyer ligjin”.

I pari i ekzekutivit në konferencën për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë e ka cilësuar këtë vendim të Listës Serbe si të ngutshëm.

“Është procedurë standarde për të cilën është e pakuptueshme marrja e një vendimi – largim prej Qeverisë sepse është zbatuar ligji”.

“Kemi pasë raste kur deputetë të zgjedhur, kryetar të partive janë tërheqë zvarrë nga Parlamenti, në emër të ligjit”.

Loading...