Haradinaj e Limaj kërkojnë që uniteti politik në Kosovë të vazhdojë

Në konferencën për media pas vizitës në Bruksel, kanë folur edhe kryeministri Haradinaj dhe zv/kryeministri Fatmir Limaj.

Haradinaj ka theksuar se Kosova duhet të vazhdojë të jetë serioze dhe t’i përfundojë detyrat.

“Sot kemi korrë suksesin e merituar të punës së mundimshme. Dhe jemi të vetëdijshëm që vetëm kështu duke qenë serioz në detrat tona të gjitha punët do ti kryjmë”, ka thënë Haradinaj, raporton lajmi.net.

Vazhdim të unitetit politik në Kosovë ka kërkuar edhe zv/kryeministri Fatmir Limaj.

Limaj ka thënë se kosovarëve më në fund po u hiqet izolimi.

“Lajm i jashtëzakonshëm për Evropën, se shumë shpejt po u hiqet izolimi kosovarëve. Është lajm i mirë për të rinjtë e Kosovës, për të gjithë ne. Duhet t’i gëzohemi këtij lajmi dhe shfrytzoj rastin tu shprehi mirënjohje të gjithë atyre që kanë bërë të vie deri te kjo ditë. Përkushtimi ynë për intresin e vendit do të vazhdojë, do ta shfrytëzojmë këtë momentum që të jemi më të bashkuar”, ka thënë ka thënë Limaj.

Liderët shtetëror janë shprehur optimist se liberalizimi i vizave do të bëhet brenda vitit.