HARADINAJ FESTON PASHKËT NË FAMILJEN E SHOKUT TË NDJERË

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot për festë të Pashkëve po qëndron në shtëpinë e një miku që i vdiq para disa ditësh.

Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka treguar se përveç festës së Pashkës ndan gëzimin edhe me rastin e fejesës së djalit së mikut të tij.

Postimi i Haradinajt:

Kënaqësi të isha në shtëpinë e mikut të ndjerë, Gjon Berisha, dhe të ndajë me pasardhësit gëzimin e dyfishtë, të festës së Pashkëve dhe fejesës së djalit, Tomës. E bekuar qoftë familja shqiptare!

RH