Haradinaj: Kërkesa për debat urgjent për dialog, veprim i nxituar

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur lidhur me kërkesën e PSD-së për mocion procedural rreth dialogut.

Haradinaj ka thënë se thirrja për mbajtjen e një seance për dialogun Kosovë-Serbi në mënyrë urgjente është veprim i nxituar.

“E kemi furnizuar parlamentin me raport për të arritur në zbatimin e marrëveshjes. Aktivizimi i një seance të sotshme për debat është nxitim. Nëse duam të mbajmë një seancë të tillë me peshë duhet të marrim kohën e duhur dhe përgatitjet e duhura”, tha Haradinaj.