Haradinaj nga Brukseli: Institucionet e Kosovës janë unike për dialogun me Serbinë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka folur për takimin e delegacionit kosovar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, në Bruksel.

Haradinaj ka treguar se para Përfaqësues së Lartë të BE’së, Frederica Mogherini kanë dëshmuar se institucionet e Kosovës janë unike për dialogun me Serbinë.

Po ashtu kryeministri Haradinaj tha se normalizimi i raporteve në mes të dy vendeve është proces i cili duhet të përmbyllet me njohje reciproke.

“Sot në Bruksel, bashkë me Presidentin Thaçi, Kryeparlamentarin Veseli, dhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj e Dardan Gashi, takuam Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ku dëshmuam se institucionet e Kosovës janë unike për dialogun me Serbinë.Normalizimi i raporteve në mes të dy vendeve është proces, i cili duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe si i tillë është shumë i rëndësishëm për tërë Ballkanin Perëndimor”, tha Haradinaj nëpërmjet një statusi në facebook.

Loading...