Haradinaj nuk i shkon Mogherinit në takim

Pak minuta më parë në Berlin ka përfunduar takimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli me Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Pjesë e këtij takimi ka qenë e paraparë të jetë edhe Kryeministri Ramush Haradinaj. Por ai ka refuzuar që të shkojë aty, njofton Klan Kosova.

Pas takimit me Mogherinin, Thaçi, Haradinaj dhe Pacolli do të takohen me Ambasadorin e SHBA-së në Berlin, Richard Grenell.