HARADINAJ PËRFUNDON INTERVISTIMIN NË HAGË: NUK U PËRGJIGJA NË ASNJË PYETJE

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dalë nga objekti i Prokurorisë Speciale në Hagë ku është intervistuar si i dyshuar për krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ai deklaroi se nuk është përgjigjur në asnjë pyetje të parashtruar nga hetuesit.

“Jam paraqit për me kry obligimin ligjor. Kam pranu këshillën ligjore për mos me u përgjigj, kam kry obligimet në bazë të ligjit”, ka deklaruar Haradinaj. /Insajderi.com